Raporti/Gazetarët lokalë me njohuri të cunguara në trajtimin e çështjeve të emigracionit të paligjshëm



Organizata INAC ka publikuar së fundi raportin vlerësues mbi njohuritë dhe nevojat e gazetarëve të dy qarqeve, Korçë dhe Elbasan në lidhje me çështjet e emigracionit të paligjshëm.

Në studim janë përfshirë 19 gazetarë të mediave lokale e kombëtare në dy qarqet e përfshira në raport.

Për të kuptuar më mirë njohuritë e tyre, gazetarët u pyetën se ku bazohen kur shkruajnë një artikull/lajm për emigracionin e paligjshëm. Rezulton se shumica e gazetarëve shohin deklaratat e policisë si burim kryesor, ndërkohë që më pak se një e treta bazohen në legjislacionin shqiptar. Gjithashtu, rezulton megjithëse shifrat zyrtare tregojnë rritje të rasteve të emigracionit të paligjshëm gjatë pandemisë 4 , nga gazetarët e pyetur, vetëm 58% e tyre pranojnë se rastet e emigracionin të paligjshëm janë rritur gjatë pandemisë 42% deklarojnë që këto shifra janë ulur, nuk e dinë ose e konsiderojnë të parëndësishme.

Një gjë e tillë nxjerr në pah se për një pjesë të mirë të gazetarëve këto çështje nuk janë parësore, por gjithashtu mbështet faktin që gazetarët nuk janë të fokusuar në një fushë, çka bën që njohuritë e tyre të jenë të ulëta për shkak të mbingarkesës që u duhet të përballojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *