Raporti/Gazetarët lokalë me njohuri të cunguara në trajtimin e çështjeve të emigracionit të paligjshëm
INAC organization has recently published an evaluation report on the level of knowledge and needs of journalists in two districts, Korçë and Elbasan, regarding the issue of illegal immigration. The study involved 19 journalists from local and national media in…
Klubi i Aktivizmit peticion për shtimin e hapsirave publike për të rinjtë
The Activism Club of INAC Albania launched a petition on December 8, Youth Day, to collect citizens’ signatures with the aim of creating more space for youth and children in the city of Elbasan. They were placed in two locations…
Misioni dhe Vizioni i INAC
Mission: information, transparency and accountability of government to the community, civic engagement of influential people in the community, support of the needy, young people, marginalized groups, families or the community in participating in government to improve services and enhance the…
Publikimi i raportit për “Fuqizimin e grave dhe vajzave në media”
INAC organization in the framework of the project “Empowerment of women and girls in the media” realized a report in the district of Elbasan and Korça, financially supported by the Mediterranean Women’s Fund. In this study report are included 13…
INAC/ Njoftim për punësim koordinator projektesh
INAC (Information Network &Active Citizenship) është një organizatë e vendosur në Elbasan. INAC vepron nga viti 2017 dhe është duke zbatuar një sërë projektesh. Për të zgjeruar stafin e saj kërkon të punësojë një koordinator/e projektesh me kohë të plotë për nevojat e saj me një kohëzgjatje kontrate 6 deri në 12 muaj. Përgjegjësitë e koordinatorit/es: • Përgjegjës për të koordinuar të gjitha aktivitetet lokale të projektit; • Kryen detyrat administrative në përputhje me udhëzimet e organizatës; • Asiston në koordinimin dhe lehtësimin e takimeve, seminareve dhe aktiviteteve; • Mbështet drejtuesin e projektit dhe stafin tjetër gjatë takimeve dhe aktiviteteve; • Përgatit listat e regjistrimit dhe mban të dhënat e pjesëmarrësve; • Përgatit raportet e përditshme të aktiviteteve; • Identifikon dhe bashkëpunon me të gjitha grupet e synuara, grupet e interesit, përfaqësuesit e partnerëve lokalë; • Ndihmon në përgatitjen e ambienteve të takimeve, duke siguruar që ato janë gati për përdorim; • Siguron mbështetje për të rinjtë dhe vizitorët e tjerë në qendër gjatë aktiviteteve të tyre; • Merr përgjegjësinë për menaxhimin e inventarit të furnizimeve dhe pajisjeve të zyrës; • Zbaton udhëzimet e dhëna nga stafi i projektit. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara: Aftësi të shkëlqyera organizative dhe administrative;Të ketë kryer arsimin e lartë; Përvojë minimale 1-vjeçare në punë me organizata ose në organizimin e aktiviteteve komunitare;Aftësi mesatare në përgatitjen e dokumenteve sipas kërkesave të organizatës dhe donatorëve; Aftësi komunikimi dhe për të punuar në ekip;Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi zgjidhjeje të problemeve duke iu përshtatur rrethanave; Njohuri bazike e menaxhimit të inventarit;I/e motivuar për të punuar në dhe me komunitetin I/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit. -Aplikantët duhet të jenë me banim në Elbasan Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave: Kontrata fillestare për këtë pozicion do të jetë 12 muaj duke filluar nga 1 nëntor 2023. Vendndodhja: INAC, hotel turizmi Skampa, zyra 306, Elbasan, Shqipëri Pagesa: Koordinatori/ja do të paguhet me një pagë fikse që do të varijojë në bazë të performacës së punës dhe projekteve në vazhdim. Respektimi dhe Kodi i Veprimit: Koordinatori/ja duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin. Procesi i aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi që përshkruan përvojën dhe kualifikimet e tyre relevante në inacalbania@gmail.com deri në 30.10.2023. Vlerësimi dhe përzgjedhja: Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.INAC rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.
Fuqizimi i grave në media, publikohet raporti i vlerësimit nga INAC
INAC is implementing the project in the field of gender equality and women’s rights focused on the media. This project aims to empower women in the media and promote positive role models as inspiration for more equality and more opportunities…
INAC 2024
Aktivitetet e planifikuara për vitin 2023/2024 INAC është një organizatë që bazohet në fuqinë e të rinjve dhe medias. Për vitin 2024 INAC vijon projektin Klubi i Aktivizmit ku 12 të rinj janë duke dhënë shembullin e tyre të aktivizmit dhe janë duke punuar mbi aktivizmin e më të vegjëlve. Ata sapo mbyllën një maratonë aktivitetesh advokimi nëpërmjet një pyetësori të realizuar me qytetarët. Peticioni iu dërgua Këshillit Bashkiak të Elbasanit. INAC është duke vijuar me projektin e medias
INAC publikon studimin mbi të rinjtë 14-15 vjeçarë në shkollat e Elbasanit
Habitati ku zhvillohet jeta e të rinjve 14-15 vjeçarë në qytetin e Elbasanit; shqetësimet, aspiratat dhe figurat e tyre model është titulli i raportit studimor të realizuar me ekspertë të fushës. Sipas studimit të kryer nga INAC nëpërmjet fokusgrupeve dhe intervistimit online rezulton se epiqendra e jetës e grupmoshës në studim dhe pritshmëritë ndaj tyre janë të fokusuara tek shkollimi, ndaj si rrjedhim shqetësimi kryesor i tyre lidhet me rezultatet akademike dhe vështirësitë e tyre. Në masën e duhur, ky shqetësim mund të shërbej si katalizator për të përmirësuar rezultatet ose për të vënë përpjekjet aty ku duhet, ndaj jo detyrimisht ky rezultat duhet të lexohet me ngjyrim negativ. Nga ana tjetër, në mënyrë shqëtësuese duhet të lexohen rezulatet e tjera, ku 1 në 3 të rinj pohojnë se kjo grupmoshë ka shpesh probleme me bullizimin në shkollë, duhanpirjen dhe përjetim të anktit e stresit, problematika këto që shtrihen deri në 62%-73% edhe pse me frekuencë më të ulët. Bullizmi, paragjykimet dhe dhuna verbale raportohet të ndodhin më së shumti mes djemve, ndërsa pranojnë ne diskutime se ka edhe femra dhunuese. Gati gjysma e tyre deklarojnë se konsumohet alkool dhe hashash, por kjo sjellje ndodh shpesh sipas 16%-17% të të rinjve. Ndonëse më të rralla, duhen parë me shqetësim, problemet me përdorimin e drogave të rënda dhe përfshirja në grupe kriminale që deklarohen si shqetësime nga të pakten 1 në 3 të rinj. Duhet theksuar që deklarimet janë perceptime rreth realitetit të të rinjve në qytetin e Elbasanit, pra jo detyrimisht përjetime personale të të intervistuarve. Matja vlerëson perceptimin rreth shqetësimeve të tyre ose bashkëmoshatarëve rreth tyre për të na dhënë një tablo të përgjithshme të të rinjve në qytetin e Elbasanit. Gjatë diskutimeve me të rinjtë, vihet theksi tek diferencat mes të rinjve në përfundim të arsimit 9-vjeçar dhe atyre në arsimin e mesëm. Sjelljet shqetësuese të lartpërmendura duket t’i kenë fillimet e tyre në 9- vjeçare, por që janë më të shpeshta mes të rinjve në shkollën e mesme. Arsyetimet e sjella mbi angazhimin e të rinjve në sjellje jo të mira janë edukata e pamjaftueshme familjare ose problemet në familje, bullizmi, stimuli i parave dhe famës, joshja që i bëhet nga shoqëria e keqe, depresioni, dëshira rinore për adrenalinë, dëshira për të provuar gjëra të reja etj. Ngacmim ose pasiguri fizike në rrugë, lagjie, shkollë raportohet si ndodhi prej 62% e të rinjve dhe prej 1 në 4 të rinj perceptohet si ndodhi e shpeshtë. Diferencat më të dukshme përsa i përket ngacmimeve ose pasigurive fizike në rrugë, gjenden në masën e atyre që dekarojnë se nuk ndodhin pasi 40% e djemve deklarojnë se nuk ndodhin asnjëherë kundrejt 25% e vajzave. Grupet e diskutimi vetëm me vajza nxori në pah se shpesh bashkëmoshataret e tyre janë të rrezikuara nga ngacmimet në rrugë më shumë se nga ngacmimet në shkollë. Ato pohojnë se një pjesë e mirë e vajzave ngacmohen nga djem dhe burra të rritur, ca më tepër se nga bashkëmoshataret e tyre. Ndërkohë nga ana tjetër grupet e diskutimit me djem konfirmojnë si problematike përndjekjen e vajzave nga bashkëmoshatarët e tyre, qofshin këto vajza moshatare apo edhe më të vogla. Për fat të keq vetë vajzat fajësojnë vetë bashkëmoshataret e tyre për ngacmimet në rrugë, por gjithashtu edhe për rastet e trafikimit. Të ndikuara nga opinionet e më të rriturve, ato e vënë theksin tek faji i vajzave provokuese në veshje dhe sjellje duke lënë mënjanë në gjykim fajtorët e vërtet të këtyre ndodhive. Vajzat pohojnë se mbështetja nga policia është e pandjeshme për shkak të mendësisë që ekziston, frikës se tyre për t’u shprehur dhe turpit nga gjykimi.
RRETH NESH
We provide information, transparency and accountability of governance toward community, promotion of active citizenship through influent individuals, support to fewer opportunities groups, youths, marginalized group, families and community for an active role in governance, with the goal for better services,…