NEWS
INAC/ Njoftim për punësim koordinator projektesh

INAC/ Njoftim për punësim koordinator projektesh

INAC (Information Network &Active Citizenship) është një organizatë e vendosur në Elbasan. INAC vepron nga viti 2017 dhe është duke zbatuar një sërë projektesh. Për të zgjeruar stafin e saj kërkon të punësojë një koordinator/e projektesh me kohë të plotë për nevojat e saj me një kohëzgjatje kontrate 6 deri në 12 muaj.
Përgjegjësitë e koordinatorit/es:
• Përgjegjës për të koordinuar të gjitha aktivitetet lokale të projektit;
• Kryen detyrat administrative në përputhje me udhëzimet e organizatës;
• Asiston në koordinimin dhe lehtësimin e takimeve, seminareve dhe aktiviteteve;
• Mbështet drejtuesin e projektit dhe stafin tjetër gjatë takimeve dhe aktiviteteve;
• Përgatit listat e regjistrimit dhe mban të dhënat e pjesëmarrësve;
• Përgatit raportet e përditshme të aktiviteteve;
• Identifikon dhe bashkëpunon me të gjitha grupet e synuara, grupet e interesit, përfaqësuesit e partnerëve lokalë;
• Ndihmon në përgatitjen e ambienteve të takimeve, duke siguruar që ato janë gati për përdorim;
• Siguron mbështetje për të rinjtë dhe vizitorët e tjerë në qendër gjatë aktiviteteve të tyre;
• Merr përgjegjësinë për menaxhimin e inventarit të furnizimeve dhe pajisjeve të zyrës;
• Zbaton udhëzimet e dhëna nga stafi i projektit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe administrative;Të ketë kryer arsimin e lartë;

Përvojë minimale 1-vjeçare në punë me organizata ose në organizimin e aktiviteteve komunitare;Aftësi mesatare në përgatitjen e dokumenteve sipas kërkesave të organizatës dhe donatorëve;

Aftësi komunikimi dhe për të punuar në ekip;Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi zgjidhjeje të problemeve duke iu përshtatur rrethanave;

Njohuri bazike e menaxhimit të inventarit;I/e motivuar për të punuar në dhe me komunitetin I/e gatshme të bashkëpunojë ngushtësisht dhe të ndajë në çdo moment informacionin me stafin e projektit.

-Aplikantët duhet të jenë me banim në Elbasan
Data e fillimit dhe periudha e zbatimit të detyrave:
Kontrata fillestare për këtë pozicion do të jetë 12 muaj duke filluar nga 1 nëntor 2023.
Vendndodhja:
INAC, hotel turizmi Skampa, zyra 306, Elbasan, Shqipëri
Pagesa:
Koordinatori/ja do të paguhet me një pagë fikse që do të varijojë në bazë të performacës së punës dhe projekteve në vazhdim.
Respektimi dhe Kodi i Veprimit:
Koordinatori/ja duhet të respektojë politikat e organizatës, përfshirë kodin e sjelljes, etikën dhe kërkesat për konfidencialitetin.
Procesi i aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi që përshkruan përvojën dhe kualifikimet e tyre relevante në inacalbania@gmail.com deri në 30.10.2023.

Vlerësimi dhe përzgjedhja:
Kandidatët do të vlerësohen në bazë të kualifikimeve, përvojës dhe përshtatshmërisë për pozicionin.Do të kontaktohen vetëm kandidatët e listuar për një intervistë.INAC rezervon të drejtën për të bërë ndryshime të nevojshme në këto Terma të Referencës për të shërbyer më mirë nevojat dhe objektivat e organizatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *